Jepen sinjale në rajon, Maqedonia ‘blindohet’ me armatime nga SHBA-ja

Jepen sinjale në rajon, Maqedonia ‘blindohet’ me armatime nga SHBA-ja

Departamenti i Shtetit i SHBA ka miratuar shitjen e 54 automjeteve të bl1nduara të lehta Stryker në Ushtrinë e Maqedonisë Veriore, njoftoi Ministria e Mbrojtjes në Shkup. Siç thuhet, blerja e atyre automjeteve me vlerë 210 milion dollarë është vazhdim i projektit shumëvjeçar të filluar për prokurimin e automjeteve të lehta të bl1nduara për modernizimin e Ushtrisë së Maqedonisë Veriore në përputhje me standardet e NATO-s.

Sipas vendimit të qeverisë në Shkup, ky projekt po realizohet në bashkëpunim me qeverinë amerikane me përdorimin e programeve për shitje të ushtrive të huaja (shitje të huaja ushtarake), duke përdorur fondet amerikane ERIP, CRIFF dhe programin 333. Projekti po zbatohet si një marrëveshje midis dy qeverive dhe përfshin prokurimin nga dy kompani të njohura në industrinë ushtarake të SHBA, Oshkosh Defense dhe General Dynamics Land Systems.