Jepet alarmi në Japoni, luftanija më e madhe kineze afrohet brigjeve japoneze

Jepet alarmi në Japoni, luftanija më e madhe kineze afrohet brigjeve japoneze

Siç bën të ditur Ministria e Mbrojtjes së Japonisë përmes një komunikate të shkruar, flota ushtarake kineze që përfshin edhe destrojerin “Tip 055”, i është afruar Japonisë duke kaluar përmes ngushticës perëndimore të Cushimës.

Ajo shton se flota, e cila gjithashtu përfshinte një fregatë, lëvizi më pas në drejtim të detit të Japonisë duke kaluar nga ngushtica mes rajonit japonez të Kiushus dhe gadishullit Korean.

Ministria theksoi se lutfanija e konsideruar si “destrojeri më i madh i marinës kineze”, u diktua për herë të parë në afërsi të brigjeve japoneze.