Jepet alarmi, Turqia në krizë të thellë ekonomike – shkaku është vendimi i Erdoganit!

Jepet alarmi, Turqia në krizë të thellë ekonomike – shkaku është vendimi i Erdoganit!

Monedha turke ra për 14 për qind, pasi presidenti turk, Erdogan, shkarkoi guvernatorin e Bankës Qendrore në fundjavë. Naci Agbal u cilësua si forca kryesore pas rritjes së lirës nga nivelet e ulëta historike. Erdogan e shkarkoi atë të shtunën, vetëm katër muaj pas emërimit.

Për vendimin nuk u dha asnjë arsye, por ai ndodhi vetëm një ditë pasi Banka Qendrore rriti ndjeshëm normën kryesore të interesit, për herë të tretë në pesë muaj – nga 17 në 19 për qind – në përpjekje për të kontrolluar inflacionin dyshifror.

Rritja e normës së interesit ishte mirëpritur nga tregjet, por ishte kundër pikëpamjes të Erdoganit, se normat e larta të interesit shkaktojnë inflacion. Në vend të Agbalit, Erdogan emëroi ish-ministrin e Financave, Sahap Kavcioglu, njëherësh ish-ligjvënës i partisë në pushtet.