Joe Biden humb idenë e fjalimit: “Më falni, uh, çfarë po bëj këtu?!”

Joe Biden humb idenë e fjalimit: “Më falni, uh, çfarë po bëj këtu?!”

Presidenti amerikan Joe Biden në një fjalim të mbajtur të premten, papritur humbi fillin dhe po ngatërrohej teksa më pas u shpreh: “Çfarë po bëj këtu?”

Biden ishte në Hjuston për të vizituar zonën e prekur nga ngricat dhe ulja e temperaturave javët e fundit, kur filloi të kishte probleme me leximin e fjalimit të tij:

“Përfaqësues, uh, Sheryl- Shirley Jackson Lee, ”tha Biden, duke lavdëruar emrin e Rep. Sheila Jackson Lee (D-TX). Ai vazhdoi, “Al Green, Sylvia Garcia, Lizzie Pinneli – më falni, Pinell dhe, uh, çfarë po bëj këtu?

Unë do të humbas fillin këtu, dhe, uh, um – Kryetari i Bashkisë [Sylvester] Turner, Gjykatësja [Lina] Hidalgo, uh, faleminderit të gjithëve që na mirëpritët,” tha Biden.