Joe Biden ndryshon mendjen, i shtrin dorën e ‘pajtimit’ Rusisë dhe Kinës

Joe Biden ndryshon mendjen, i shtrin dorën e ‘pajtimit’ Rusisë dhe Kinës

Shtetet e Bashkuara kanë ftuar liderët e Kinës dhe Rusisë që të marrin pjesë në samitin global për ndryshimet klimatike, që do të mbahet në prill, ka thënë të premten presidenti amerikan Joe Biden.

Presidenti kinez Xi Jinping dhe ai rus Vladimir Putin gjenden në mesin e 40 liderëve botërorë, që janë ftuar në samitin e 22-23 prillit, sipas një deklarate të Shtëpisë së Bardhë.