Joe Biden po kontakton Korenë e Veriut, por ja si reagon regjimi i Kim Jong

Joe Biden po kontakton Korenë e Veriut, por ja si reagon regjimi i Kim Jong

Administrata e Presidentit të SHBA Joe Biden në mënyrë të përsëritur është përpjekur të bëjë kontakte me autoritetet e Koresë së Veriut gjatë muajit të kaluar, por Pyongyang-u zyrtar nuk u është përgjigjur thirrjeve.

Duke cituar burime diplomatike të paemërtuara, CNN raporton se administrata e Biden u përpoq pa sukses të kontaktojë administratën e udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong-un përmes disa kanaleve.