Kancelari austriak jep alarmin: “Disa shtete të BE-së kanë kontrata sekrete të..”

Kancelari austriak jep alarmin: “Disa shtete të BE-së kanë kontrata sekrete të..”

Anëtarët e BE kanë rënë dakord që vaksinat duhet të shpërndahen midis vendeve bazuar në numrin e popullsisë, por Kurz tha pasi krahasoi prokurimin total midis vendeve anëtare, u bë e qartë se “dërgesat nuk ndjekin sistemin e kuotave për frymë”.

“Ka të dhëna që tregojnë për të ashtuquajturit pazare ku janë bërë marrëveshje shtesë midis vendeve anëtare dhe kompanive farmaceutike,” tha Kurz.

“Malta do të marrë tre herë më shumë doza për frymë sesa Bullgaria deri në fund të korrikut. Hollanda jo vetëm që do të merrte më shumë doza vaksine për frymë deri në fund të Qershorit sesa Gjermania, por pothuajse dy herë më shumë se Kroacia” tha Kurz.