Këshilli Evropian: “BE-ja është e gatshme për bashkëpunim me Turqinë”

Këshilli Evropian: “BE-ja është e gatshme për bashkëpunim me Turqinë”

Bashkimi Evropian (BE) është i gatshëm të angazhohet me Turqinë në një “mënyrë fazore, proporcionale dhe të kthyeshme” për të rritur bashkëpunimin në fusha me interes të përbashkët, tha Këshilli Evropian në një konkluzion të miratuar nga liderët e BE-së pas një takimi.

Udhëheqësit evropianë u takuan virtualisht për të diskutuar çështjet e politikës së jashtme, duke përfshirë Turqinë dhe Mesdheun Lindor. Sesioni u drejtua nga Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.