Kina dhe Rusia me bashkëpunim të fuqishëm – do të ndërtojnë stacionin e parë hapësinor hënor!

Kina dhe Rusia me bashkëpunim të fuqishëm – do të ndërtojnë stacionin e parë hapësinor hënor!

Agjencia Ruse e Hapësirës Roscosmos thotë se, ka nënshkruar një marrëveshje me Administratën Kombëtare të Hapësirës së Kinës, për të zhvilluar pajisje kërkimore në sipërfaqen e hënës, në orbitë ose në të dyja.

Një deklaratë nga agjencitë hapësinore të të dy vendeve thotë se, ajo do të jetë në dispozicion për t’u përdorur nga kombet e tjera.

Ky njoftim vjen ndërsa Rusia përgatitet të festojë 60-vjetorin e fluturimit të saj të parë hapësinor me njerëz. Rusia dhe Kina do të bashkëpunojnë në planifikimin, hartimin, zhvillimin dhe funksionimin e stacionit të kërkimit.