Kroacia do të rrisë praninë ushtarake në Kosovë

Kroacia do të rrisë praninë ushtarake në Kosovë

Kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviq ka thënë të enjten në selinë e NATO-s në Bruksel se Kroacia, në javët në vijim, do të rrisë numrin e pjesëtarëve të saj në misionin e KFOR-it në Kosovë.

Ai e ka bërë këtë njoftim në një konferencë për media pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Shefi i NATO-s e ka falënderuar Kroacinë, duke e quajtur “anëtare të rëndësishme të aleancës” për kontributin që ka dhënë gjatë këtyre viteve për forcimin e sigurisë së përbashkët dhe për misionet e NATO-s nga Afganistani deri në Kosovë.