Kryeministri anglez i bën ‘karshillëk’ Evropës, merr vendimin e fuqishëm

Kryeministri anglez i bën ‘karshillëk’ Evropës, merr vendimin e fuqishëm

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar njoftoi se do të vaksinohet me Astra Zeneca shumë shpejt. Johnson tha se kjo është gjëja më e mirë që mund të bëjë, duke ju përgjigjur kështu pyetjes së deputetit të partisë konservatore, Steve Brine, në pretendimin e tij për d3zinformimin dhe braktisjen e dukshme të provave shkencore në disa vende anëtare të BE, lidhur me AstraZeneca.

Kryeministri britanik tha se vaksinimi i tij është lajmi më i mirë që mund të japë në lidhje me programin e vaksinave Oxford AstraZeneca. “Unë mendoj se ndoshta gjëja më e mirë që mund të them në lidhje me programin e vaksinave Oxford / AstraZeneca është se më në fund mora lajme se do të bëj timen shumë shpejt, jam i kënaqur ta zbuloj këtë”, ka thënë Johnson.