Kryeministri izraelit jep premtimin e madh: “Do të vendos fluturime direkte midis Tel-Avivit dhe Mekës!”

Kryeministri izraelit jep premtimin e madh: “Do të vendos fluturime direkte midis Tel-Avivit dhe Mekës!”

Në një intervistë për televizionin izraelit “Channel 13”, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu bëri premtime elektorale për palestinezët.

“Nëse do të zgjidhem përsëri, unë do të vendos fluturime të drejtpërdrejta nga Tel-Avivi në Mekë”,- premtoi Netanjahu.

Kjo deklaratë e Netanjahut mund të interpretohet si një normalizim i mundshëm i marrëdhënieve midis Izraelit dhe Arabisë Saudite, nëse ai rizgjidhet.