Kryeministri izraelit Netanyahu, nesër realizon vizitë historike në Emiratet e Bashkuara Arabe

Kryeministri izraelit Netanyahu, nesër realizon vizitë historike në Emiratet e Bashkuara Arabe

Mediet izraelite të mërkurën (sot) raportuan se kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, do t’i vizitojë të enjten (neser) Emiratet e Bashkuara Arabe, në përpjekje për ta dëshmuar përmirësimin e marrëdhënieve në prag të zgjedhjeve.

Raportimet në faqet kryesore të lajmeve dhe në radion publike nuk u konfirmuan menjëherë nga zyra e Netanyahut apo nga Emiratet e Bashkuara. Sipas medieve, Netanyahu do të zhvillojë të enjten (neser) bisedë me princin e Abu Dabit, Sheikh Mohammed bin Zayed al-Nahyan dhe do të kthehet në atdhe të njëjtën ditë.