Kryeministri libian: “Marrëveshja me Turqinë është në interes të Libisë!”

Kryeministri libian: “Marrëveshja me Turqinë është në interes të Libisë!”

Kryeministri i caktuar i Libisë, Abdul Hamid Dbeibeh, ka deklaruar se marrëveshja detare turko-libiane në Mesdheun Lindor është në interes të vendit të tij, raporton Anadolu Agency (AA).

Komentet e kryeministrit libian vijnë në përgjigje të një pyetjeje lidhur me marrëveshjen turko-libiane në një seancë parlamentare të mbajtur në Sirte për votën e besimit mbi qeverinë e re të përkohshme të udhëhequr nga Dbeibeh.