Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev: “Bashkimi Kosovë-Shqipëri nuk do të ishte gjë e mirë!”

Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev: “Bashkimi Kosovë-Shqipëri nuk do të ishte gjë e mirë!”

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka thënë se një bashkim mes Kosovës dhe Shqipërisë nuk do të ishte gjë e mirë.

Duke folur për “N1”, Zaev ka thënë se një bashkim kombëtar i shqiptarëve nuk është e ardhmja që e duan popujt në rajon sepse e ardhmja e tyre është në Bashkimin Evropian.

“Një Evropë pa kufij në të cilën njerëzit bashkëpunojnë dhe komunikojnë dhe jam i bindur se këto ide janë nga individët që janë pakicë dhe s’kanë të ardhme”, ka thënë ai.