Kryeparlamentari turk: “Rusia nuk është vetëm fqinji ynë, por edhe miku dhe partneri ynë i bashkëpunimit”

Kryeparlamentari turk: “Rusia nuk është vetëm fqinji ynë, por edhe miku dhe partneri ynë i bashkëpunimit”

Kryetari i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë (TBMM), Mustafa Şentop, është shprehur se Rusia nuk është vetëm një fqinj i Turqisë, por edhe një partner i bashkëpunimit.

“Rusia nuk është vetëm fqinji ynë, por edhe miku dhe partneri ynë i bashkëpunimit në rrugën drejt së ardhmes. Ajo që kemi arritur në 18 vitet e fundit është dëshmi e kësaj”, tha Şentop. Turqia dhe Rusia duhet të jenë partnerë me “arsye të shëndoshë” në marrëdhëniet e tyre, shtoi ai.