Ky është mjalti turk më i shtrenjti në botë, ja sa kushton një kilogram!

Ky është mjalti turk më i shtrenjti në botë, ja sa kushton një kilogram!

Një lloj mjalti i pazakontë në Turqi ka thyer rekordin si më i shtrenjti në botë. Sipas uebfaqes së Librit të Rekordeve “Guinness”, “Centauri” kushton 10 mijë euro për kilogram.

Ai nxirret nga një shpellë me lartësi 2500 metra mbi nivelin e detit, larg nga qendrat e banimit të njerëzve apo edhe bletëve. Nektari është në ngjyrë të mbyllët dhe ka shije më të hidhët.

Sipas ekspertëve, përmban përbërës të mrekullueshëm që i bëjnë mirë shëndetit, si magnez, kalium, flavonoide dhe antioksidantë. Këto prodhohen nga bimët medicinale të mbjella përreth shpellës. Në dallim nga shumica e bletarëve që mbledhin mjaltin dy-tri herë në vit, për këtë mjaltë bletarët punojnë një herë në vit