LDK-ja jep ofertën për koalicion me VV-në: “Lutfi Haziri president, Vjosa Osmani në këtë post”

LDK-ja jep ofertën për koalicion me VV-në: “Lutfi Haziri president, Vjosa Osmani në këtë post”

Ndonëse kishin gjuhë të ahspër në fushatë ndaj Vetëvendosjes, Lidhja Demokratike e Kosovës është zbutur pas rezultateve të zgjedhjeve. Zyrtari i saj, Adnan Merovci, në një postim në Facebook ka propozuar një ofertë për VV-në, për koalicion me ta.

Ai këtë ofertë e quan “Vaksina shpëtuese e Kosovës”. Sipas tij, kryeministër duhet të jetë Albin Kurti, kryetar Kuvendi Glauk Konjufca, president Lutfi Haziri, ndërsa Vjosa Osmani të bëhet kryetare e LDK-së dhe ministre e jashtme.