Lutja emocionale e komandantit të FSK-s, për ushtarët që udhëtuan me mision në Kuvajt: “O Zot, na dhuro paqe!”

Lutja emocionale e komandantit të FSK-s, për ushtarët që udhëtuan me mision në Kuvajt: “O Zot, na dhuro paqe!”

Dje është mbajtur ceremonia e nisjes së kontingjentit të FSK-së për në misionin e parë p aqeruajtës në Kuvajt bashkë me Gardën Kombëtare të Ajovës. Në ceremoni të pranishëm ishin krerët më të lartë politikë dhe u shtarak.

Por, ajo çfarë ra në sy ishte edhe lutja që rreshter majori i FSK-së, Agim Gashi, bëri për kontigjentin e ushtrisë së Kosovës, i cili do të zbarkojë në Kuvajt.

Në lutjen drejtuar Zotit, rreshter major Gashi lutet që kudo ku shkel këmba e ushtarit të Kosovës të jetë vend i sigurtë dhe i qetë.