Macron: “Franca do të bëjë gjithçka për Greqinë kundër Turqisë, ne kemi ushtrinë dhe ekonominë!”

Macron: “Franca do të bëjë gjithçka për Greqinë kundër Turqisë, ne kemi ushtrinë dhe ekonominë!”

Presidenti i Francës Emanuel Macron u shpreh se Parisi, por edhe të gjitha vendet e BE-së do të bëjnë gjithçka për të mbështetur Greqinë. “Europa i ka mjetet për të garantuar paqen në Mesdheun lindor.

Pyetjes nëse Europa sot ka mjete për të garantuar paqen në rajonin e saj, veçanërisht me marrëdhëniet e tesnionuara midis Greqisë dhe Turqisë, Presidenti francez u përgjigj “Europa i ka mjetet. Ne kemi ushtritë, pajisjet, fuqinë diplomatike dhe ekonomike.

Unë mendoj se Greqia padyshim që ka një pozicion unik në këtë aspekt, sepse është në vijën e frontit në Mesdheun Lindor. Unë besoj se nëse Europa dëshiron të jetojë në paqe, ajo duhet të dijë si të mbrojë kufijtë e saj” përfundoi ai.