Macron jep alarmin: Vaksinat janë ‘lloji i ri i luftës botërore’

Macron jep alarmin: Vaksinat janë ‘lloji i ri i luftës botërore’

Evropa po përballet me një “lloj të ri të lutfës botërore” për vaksinat, deklaroi presidenti francez Emanuel Makron për gazetën “Le Figaro” në një konferencë shtypi pas ditës së parë të samitit virtual të BE-së.

Sipas tij, kjo i detyrohet, ndër të tjera, “dëshirës së Rusisë dhe Kinës për të zgjeruar ndikimin e tyre nëpër botë përmes vaksinave”.

Lideri francez shprehu pikëpamjen se në situatën aktuale Evropa duhet të jetë e pavarur në prodhimin e barnave të tilla.