Macron: “Ne, Bashkimi Evropian, jemi të ngecur dhe shumë të ngadaltë!”

Macron: “Ne, Bashkimi Evropian, jemi të ngecur dhe shumë të ngadaltë!”

Presidenti francez Emmanuel Macron vlerësoi se Evropës do t’i duhet të përmirësojë dhe përfundojë përgjigjen e saj ekonomike ndaj krizës së shkaktuar nga pandemia e virusit, në mënyrë që rimëkëmbja të jetë më e fortë.

Macron, pas përfundimit të samitit video të liderëve të BE të enjten në mbrëmje, tha se një nga mësimet më të mëdha për Evropën, si dhe për Francën, është se është e nevojshme të thjeshtohet në mënyrë drastike reagimi ndaj krizës, raporton Le Figaro. “Ne jemi shumë të ngadaltë, shumë kompleksë, jemi mbërthyer në burokracinë tonë”, tha Macron.