Macron paralajmëron Bashkimin Evropian: “Duhet të punojmë bashkë me Turqinë!”

Macron paralajmëron Bashkimin Evropian: “Duhet të punojmë bashkë me Turqinë!”

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, duke vënë në dukje se Turqia është një aleat i rëndësishëm në çështjen e emigracionit, i bëri thirrje vende të Bashkimit Evropian (BE) për të punuar bashkë me Turqinë.

Në një prononcim të bërë për kanalin televiziv francez “France 5”, Macron paralajmëroi vendet e BE-së se “nëse Turqia hap portat, në Evropë do të shkojnë 3 milionë refugjatë”.

Ai tha se Turqia është një aleat i rëndësishëm në çështjen e emigracionit, një aleat i NATO-s dhe një partner i rëndësishëm tregtar, për këtë arsye nevojitet një dialog i mirë me Turqinë.