Maqedonasit në panik nga numri i madh i shqiptarëve: “Të anulohet menjëherë regjistrimi i popullsisë!”

Maqedonasit në panik nga numri i madh i shqiptarëve: “Të anulohet menjëherë regjistrimi i popullsisë!”

Opozita maqedonase ka vazhduar thirrjet për anulimin e procesit të regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut.

Sot, thirrjen e ka bërë lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. “Shëndeti i qytetarëve nuk duhet të jetë peng i Zaevit, Filipçes dhe Simovskit. Regjistrimi të anulohet menjëherë. Do të përgjigjeni”, kërkoi Mickoski, transmeton TV21.

Thirrjen, Mickoski e bazon edhe në përvojën ballkanike. Numëron shtetet që tashmë kanë anuluar procesin e regjistrimit të popullsisë.