Maqedonia blen automjete luftarake nga Amerika për 210 milion dollarë

Maqedonia blen automjete luftarake nga Amerika për 210 milion dollarë

Agjencia e SH.B.A.-së për Bashkëpunim Mbrojtje ka miratuar një shitje të mundshme të mjeteve luftatarake të SHBA Strike dhe pajisjeve shtesë për Ushtrinë Maqedonase, mësoi TV21.

Për këtë qëllim, qeveria do të sigurojë 210 milion dollarë. Agjencia gjithashtu informoi Kongresin Amerikan për këtë, i cili duhet të japë një përgjigje përfundimtare.

Maqedonia kërkoi nga administrata amerikane prokurimin e 54 automjeteve luftarake “Stryker”, në tre versione M1126 për transport të këmbësorisë, automjetit komandues M1130 dhe automjeteve të pajisura me mortaja version M1129.