Media izraelite ngre alarmin: “Turqia po i bën presion Kosovës për ambasadën në Jerusalem!”

Media izraelite ngre alarmin: “Turqia po i bën presion Kosovës për ambasadën në Jerusalem!”

Media izraelite ‘Israel Hayom’ ka shkruar për letrën që presidenti turk Reccep Tayip Erdogan i ka dërguar kryeministrit Albin Kurti për ta rishqyrtuar ambasadën e saj në Jerusalem.

“Presidenti i Turqisë, Erdogan ka kërkuar nga kryeministri i ri i Kosovës që ta rikonsiderojë hapjen e ambasadës në Jerusalem”, shkruan Israel Hayom, transmeton Gazeta Express.

Erdogani bërë këtë kërkesë në një letër urimi për kryeministrin Albin Kurti i cili mori postin e shefit të ekzekutivit në fillim të javë. Zyra e kryeministrit Kurti lëshoi një kopje të letrës të enjten.