Merkel humb përkrahjen, partia e saj në situatë si kurrë më parë

Merkel humb përkrahjen, partia e saj në situatë si kurrë më parë

Partia e kancelares gjermane Angela Merkel, Unioni Demokristian (CDU) ka shënuar humbje më 14 mars në dy shtete kyçe në zgjedhjet rajonale. Ky rezultat pritet të përcaktojë rrugën politike për pasardhësin e Merkelit, që do të zgjidhet më vonë gjatë këtij viti.

Mbështetja ndaj CDU-së kanë rënë në 24.1% në landin Baden-Wuerttemberg dhe në 27.7% në vendin fqinj Rhineland-Palatinate, sipas të dhënat preliminare.

Rezultatet kanë qenë më të dobëtat ndonjëherë për CDU-në në këto dy shtete, mirëpo zyrtarë partiakë kanë thënë se rezultatet mund të ndryshojnë për shkak të dërgimit të shumë votave me postë.