Merkel paralajmëron për një pasojë tjetër të pandemisë

Merkel paralajmëron për një pasojë tjetër të pandemisë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka paralajmëruar se ka rrez1k që pandemia ta zhbëjë progresin e arritur për barazinë gjinore, sepse gratë po duhet të merren më shumë me kujdesin ndaj fëmijëve dhe kanë më shumë gjasa të kenë vende pune që janë më të rrez1kuara.

“Duhet të sigurohemi që pandemia të mos ndikojë që të kthehemi te çështjet e vjetra gjinore, të cilat menduam se i kemi tejkaluar”, tha kancelarja gjermane përmes një video-mesazhe në prag të 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Grave.