Mesazh për Amerikën? / Turqia: “Do të jemi në Afganistan për aq kohë sa dëshirojnë vëllezërit tanë afganë”

Mesazh për Amerikën? / Turqia: “Do të jemi në Afganistan për aq kohë sa dëshirojnë vëllezërit tanë afganë”

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu tha se me mbështetjen në pajisje dhe trajnim, Turqia ka dhënë kontribut në sigurinë e Afganistanit.

“Për sa kohë që duan vëllezërit tanë afganë, ne do të vazhdojmë të jemi në këtë vend”, tha Çavusoglu.

Ministri Çavusoglu mori pjesë nëpërmjet lidhjes me video në ceremoninë e mbajtur me mirëpritjen e homologut afgan, Hanif Atmar në kryeqytetin Kabul për 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Turqisë dhe Afganistanit.