Ministri i Jashtëm i Bashkimit Evropian: “Evropa është e interesuar për marrëdhënie pozitive më Turqinë!”

Ministri i Jashtëm i Bashkimit Evropian: “Evropa është e interesuar për marrëdhënie pozitive më Turqinë!”

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu tha se për të vazhduar axhendën pozitive mes Turqisë dhe Bashkimit Evropian do të punojnë së bashku me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Josep Borrell. Çavuşoğlu u takua në një darkë pune në orët e mbrëmjes me Borrell pas takimit të Ministrave të Jashtëm të vendeve të BE-së i cili u mbajt në Bruksel.

Pas takimit të Ministrave të Jashtëm të vendeve të BE-së i cili u mbajt para Samitit të Liderëve të BE-së që do zhvillohet këtë javë dhe në të cilin do të vlerësohen marrëdhëniet Turqi-BE, Borrell tha: “Ne me Turqinë dëshirojmë të formojmë marrëdhënie si një vend kandidat, fqinj dhe si një vend i rëndësishëm me të cilin mund të zhvillojmë marrëdhëniet më të mira. Këtë dëshirojmë ta bëjmë duke mbrojtur interesat e vendeve anëtare dhe të BE-së”.