Ministri i Jashtëm i Hungarisë: “BE duhet t’i paguajë 6 miliardë eurot që i premtoi Turqisë!”

Ministri i Jashtëm i Hungarisë: “BE duhet t’i paguajë 6 miliardë eurot që i premtoi Turqisë!”

Ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Szijjarto deklaroi se Bashkimi Evropian duhet t’i paguajë Turqisë 6 miliardë eurot që me marrëveshje ia premtoi këtij vendi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në një konferencë për media pas një takimi të ministrave të Jashtëm të BE-së, Szijjarto tha se bashkëpunimi midis Turqisë dhe BE-së është me rëndësi strategjike dhe se siguria e BE-së sot varet nga siguria e Turqisë.

“Katër milionë refugjatë jetojnë në Turqi sot. Nëse Turqia nuk vazhdon t’i mbajë azilkërkuesit dhe i lejon ata të shkojnë, BE-ja do të përballet me një krizë të paparë. BE-ja duhet së pari të paguajë 6 miliardë eurot premtuar Turqisë nga marrëveshja”, tha Szijjarto.