Ministri i jashtëm i Katarit: “Katari ka marrëdhënie të forta me Turqinë!”

Ministri i jashtëm i Katarit: “Katari ka marrëdhënie të forta me Turqinë!”

Ministri i Jashtëm i Katarit Mohammed Bin Abdurrahman Al-Thani tha se vendi i tij ka marrëdhënie të forta partneriteti me Turqinë. Në një postim të bërë në llogarinë e tij në Twitter, Mohammed bin Abdurrahman Al-Thani shprehu kënaqësinë e tij nga takimi me homologun turk Mevlut Çavusoglu në kryeqytetin Doha të Katarit.

Al-Thani vuri në dukje se ekziston një marrëdhënie e fortë partneriteti midis Turqisë dhe Katarit dhe një koordinim i vazhdueshëm në fushat rajonale dhe ndërkombëtare.