Ministri i Jashtëm i Katarit: “Nuk është e nevojshme prania jonë ushtarake në Siri!”

Ministri i Jashtëm i Katarit: “Nuk është e nevojshme prania jonë ushtarake në Siri!”

Zëvendës kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Katarit, Mohammed Bin Abdulrahman Al Thani tha se nuk e shohin të nevojshme praninë e tyre ushtarake në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).

Në konferencën e përbashkët për media të zhvilluar në Katar me ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu dhe ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergey Lavrov, ministri Al Thani tha se kanë diskutuar “Dosjen e Sirisë dhe situatën humanitare atje”.

Ndaj pyetjes së gazetarëve se “Përse Katari nuk ka një bazë ushtarake në Siri”, ministri Al Thani u përgjigj “Nuk është e nevojshme që të kemi prani ushtarake në Siri. Mbështesim unitetin e territoreve arabe. Siria është një vend arab”.