Mirosllav Lajçak: “Bashkimi Evropian pret vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi”

Mirosllav Lajçak: “Bashkimi Evropian pret vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi”

I ngarkuari i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë sot se Bashkimi Evropian pret vazhdimin e dialogut.

Lajçak në një postim në rrjetin social Twitter shkruan se para largimit nga Prishtina ka informuar shtetet e BE-së për vizitën në Kosovë.

I dërguari i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi ishte për një vizitë tre ditore në Kosovë. Nga Prishtina, ai vazhdon për në Beograd dhe Podgoricë si pjesë e vizitës së tij në rajon.