NATO: “Do të bëjmë çdo gjë që të ulen tensionet mes Turqise dhe Greqisë!”

NATO: “Do të bëjmë çdo gjë që të ulen tensionet mes Turqise dhe Greqisë!”

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, tha ditën e sotme, se ai ka “shq3tësime serioze” lidhur me veprimet e shtetit anëtar Turqi, por këmbënguli se aleanca ishte një platformë e rëndësishme për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve që përfshijnë Ankaranë.

Sipas mediave të huaja, Stoltenberg theksoi se roli i NATO-s është të bëjë gjithçka mundet për të ulur tensi0net mes Greqisë dhe Turqisë. Po ashtu mësohet se ai ka thënë se NATO dhe BE bashkëpunojnë me Turqinë për shumë çështje të ndryshme përfshirë çështjen e emigracionit.