Nëndetësja turke viziton Shqipërinë (FOTO)

Nëndetësja turke viziton Shqipërinë (FOTO)

Nëndetësja turke “TCG Çanakkale” ka mbërritur në Shqipëri, ndërkohë do të qëndrojë e ankoruar në Portin e Durrësit prej ku do të largohet më 11 mars. Sipas një njoftimi nga Autoriteti Portual Durrës publikuar në rrjetet sociale, nëndetësja “TCG Çanakkale” e cila ka mbërritur në port më 9 mars, viziton për herë të parë Shqipërinë.

Në njoftim theksohet se vizita treditore e nëndetëses turke, vjen në kuadër të bashkëpunimit mes dy vendeve mbi shkëmbimin e eksperiencës së përbashkët ndërmjet flotës shqiptare dhe asaj turke.