Netanyahu: “Princi arab do të investojë 12 milionë dollarë në Izrael!”

Netanyahu: “Princi arab do të investojë 12 milionë dollarë në Izrael!”

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka bërë të ditur se Princi i Kurorës i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohammed bin Zayed Al Nahyan, ka “dalë vullnetar” për të investuar mbi 12 milionë dollarë në Izrael, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një intervistë me radion e ushtrisë izraelite, Netanyahu tha se Al Nahyan i tha atij se ai “dëshiron të jetë partner në projekte që mund të zhvillojnë ekonominë e Izraelit pas koronavirusit”. Deri më tani, nuk ka pasur asnjë koment nga Emiratet e Bashkuara Arabe për deklaratën e kryeministrit izraelit.