Njihuni me shqiptarin që do të jetë deputet në Parlamentin e Friburgut të Zvicrës

Njihuni me shqiptarin që do të jetë deputet në Parlamentin e Friburgut të Zvicrës

Ibrahim Berisha shënon historinë, zgjedhet deputet në Parlamentin e Friburgut Zgjedhjet e 7 marsit në Zvicër ia siguruan një ulëse në Parlamentin komunal të Friburgut bashkatdhetarit Ibrahim Berisha. Me 2 878 vota, Berisha arriti të hyjë në histori si shqiptari i parë i zgjedhur në këtë post.

“Herën e kaluar nuk u zgjodha në Parlamentin Kantonal për mungesë të vetëm 200 votave, por nuk do të dorëzohem dhe do të kandidoj sërish në zgjedhjet e nëntorit, pasi dikush duhet t`i mbrojë të drejtat e shqiptarëve të cilat po shkilen në sfera të ndryshme”, tha Berisha në një deklarim për Albinfo.ch.