Pas hapjes së Ambasadës së Kosovës në Jerusalem, tani vjen reagimi i fuqishëm nga Rusia

Pas hapjes së Ambasadës së Kosovës në Jerusalem, tani vjen reagimi i fuqishëm nga Rusia

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova beson se Kosova nuk ka pasur të drejtë ta hapte asnjë mision diplomatik në Jerusalem, transmeton Gazeta Express. Ajo tha se kjo çështje është rregulluar në Këshillin e Sigurimeve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

“Ky hap është në kundërsht1m me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, sipas së cilës akoma nuk është rregulluar e drejta e Kosovës për të pasur marrëdhënie speciale diplomatike me vendet e tjera. Ne do të dëshironim të theksonim edhe një herë pozicionin tonë parimor mbi Jerusalemin: qyteti duhet të jetë kryeqyteti i dy shteteve të pavarura të Palestinës dhe Izraelit, i hapur për besimtarët e të tri feve monoteiste”, tha Zakharova.