Pas konferencës, kryeministri i Tajlandës u bën të papriturën gazetarëve

Pas konferencës, kryeministri i Tajlandës u bën të papriturën gazetarëve

Mbajtja e maskës dhe përdorimi i dezinfektantëve në këtë periudhë që e gjithë bota është “pushtuar” nga pandemia, është bërë një domosdoshmëri për të gjithë. Mirëpo ka edhe njerëz të fiksuar, si për shembull kryeministri i Tajlandës, Prayuth Chan-ocha.

Ai ishte duke zhvilluar një konferencë për mediat, kur sapo është pyetur lidhur me reformimin e qeverisë e ka ndërprerë dhe ka zbritur nga podiumi. Më pas ka marrë dezinfektantin dhe ka filluar të spërkasë gazetarët që ishin të pranishëm në sallë. Një gjest ky sa i çuditshëm dhe në pamje të parë gazmor, është një gjest ironik dhe 0fendues për gazetarët dhe jo vetëm, për çdo qytetar.