Petkoviq i reagon Kurtit për bashkimin kombëtar: “Paralajmëroj pasoja të paparashikueshme”

Petkoviq i reagon Kurtit për bashkimin kombëtar: “Paralajmëroj pasoja të paparashikueshme”

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka reaguar lidhur me deklaratat e fundit të Albin Kurtit për “krijimin e bazave ligjore për një referendum mbi bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë”, duke deklaruar se kjo “jo vetëm që hskatërron të drejtën ndërkombëtare, por edhe çdo mundësi të paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor”, transmeton Gazeta Express.

Petkoviç paralajmëroi pasoja të paparashikueshme që, sipas tij, mbështetja për projektin e bashkimit të Kosovës dhe Shqipërisë do të kishte në të gjithë Ballkanin.