Presidenti i SHBA-së, Joe Biden: “E vështirë tërheqja e ushtrisë amerikane nga Afganistani!”

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden: “E vështirë tërheqja e ushtrisë amerikane nga Afganistani!”

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, në konferencën e tij të parë për shtyp, tha se tërheqja e trupave amerikane nga Afganistani deri më 1 maj është e vështirë. Biden mbajti konferencën e tij të parë zyrtare për shtyp në Shtëpinë e Bardhë në ditën e 65-të të mandatit të tij.

Lidhur me planin e SHBA-së për të tërhequr trupat në Afganistan deri më 1 maj, Biden tha se një gjë e tillë është e vështirë “për arsye taktike”. “Megjithatë, mund të them se nuk kemi ndërmend të qëndrojmë atje për një kohë të gjatë”, shtoi presidenti amerikan.