Presidentja e Komisionit Europian: “E ardhmja e Shqipërisë është Europa”

Presidentja e Komisionit Europian: “E ardhmja e Shqipërisë është Europa”

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen ka komentuar takimin e djeshëm me kryeministrin Edi Rama në Bruksel. Në një postim në rrjetet sociale, Von der Leyen shprehet e lumtur për këtë takim, ndërsa thotë se shpreson ta vizitojë Shqipërinë së shpejti.

“Diskutuam për negociatat e pranimit. Pozicioni ynë është i qartë: E ardhmja e Shqipërisë është Europa dhe neg0ciatat duhet të fillojnë” shkruan ajo në postimin e saj.