Putin bën provokimin e rëndë: “E mban me vete valixhen bërthamore!”

Putin bën provokimin e rëndë: “E mban me vete valixhen bërthamore!”

“Presidenti Vladimir Putin i mban gjithmonë me vete instrumentet e nevojshme të komunikimit, përfshirë ato strategjike, kudo që ndodhet”. Kështu u shpreh zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov kur u pyet nëse presidenti Putin e kishte me vetë “valixhen bërtham0re” gjatë fundjavës në Siberi me ministrin e Mbrojtjes.

Peskov gjithashtu shtoi se këto pajisje strategjike janë në çdo udhëtim të Putin përfshirë dhe ato jashtë vendit, raporton A2. Shërbimi fotografik i realizuar në tajgë së bashku me frazën “valixhja bërtham0re” që janë realizuar nga Tass mund të jenë pjesë e strategjisë diplomatike të Moskës kundër Shteteve të Bashkuara.