Qytetari i vërsulet Edi Ramës: “Je bashkëfajtor, ti e bëre Ilirin president”, ja si i përgjigjet kryeministri

Qytetari i vërsulet Edi Ramës: “Je bashkëfajtor, ti e bëre Ilirin president”, ja si i përgjigjet kryeministri

Ngjarja e përplasjes së Presidentit Ilir Meta me policinë në zyrat e Frymës së Re Demokratike vijon ende të marrë reagime nga opinioni publik. Rasti i fundit e kësaj është evidentuar në profilin e kryeministrit Edi Rama i cili ka replikuar me një qytetar i cili e “bashkëfajëson” për ngjarjen.

Ndjekësi e akuzon Ramën se ishte kryesocialisti që e bëri president Ilir Metën. Ndërkohë, kryeministri i është përgjigjur se Meta u bë president me votat e tij, teksa shton se Partia Socialiste nuk i kishte votat për të vendosur dikë tjetër në atë post.