Rastësi apo e qëllimshme? Ashtu si anija, kamioni i së njëjtës kompani bllokon trafikun në Kinë

Rastësi apo e qëllimshme? Ashtu si anija, kamioni i së njëjtës kompani bllokon trafikun në Kinë

Pas lajmeve për anijen Ever Green, e cila ka mbetur e bllokuar në Kanalin e Suezit, një foto e një kamioni që barte kontejnerin e Evergreen, duke shkaktuar bllokim trafiku në Kinë, është bërë virale në mediat sociale.

Sipas medieve të huaja, fotografia tregon kamionin pas një aksidenti që ndodhi gjatë ditës së djeshme në autostradën Changchun-Shenzen në Nanjing.

Pavarësisht se mbante një kontejner të kompanisë Evergreen – e njëjta kompani përgjegjëse për anijen Ever Given – kamioni nuk kishte asnjë lidhje me incidentin tjetër në Kanalin e Suezit.