Richard Grenell: “Albin Kurti është një anti-amerikan”

Richard Grenell: “Albin Kurti është një anti-amerikan”

Ish-emisari special amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka reaguar pas qëndrimit të fundit të Albin Kurit rreth lokacionit të Ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

Grenell përmes një postimi në Twitter e ka quajtur Kurtin anti amerikanë, pasi siç tha ai Kurti është kundër politikave të SHBA-së të sygjeruara nga ish presidentët e saj.

“Lideri i ri i Kosovës, majtisti antiamerikan, Albin Kurti ka qenë kundër politikave të SHBA të sugjeruara nga Bill Clinton, George Bush, Barack Obama dhe Donald Trump. Ai gjithmonë është anti-amerikan”, ka shkruar Grenell.