Rrëzohet helikopteri në Francë, ndërron jetë pronari i kompanisë së avionëve ‘Rafale’

Rrëzohet helikopteri në Francë, ndërron jetë pronari i kompanisë së avionëve ‘Rafale’

Deputeti i parlamentit francez dhe miliarderi, Olivier Dassault ka v dekur ditën e sotme pasi helikopteri e të cilin udhëtonte u rrëzua. Ngjarja ndodhi në veri-perëndim të Francës, pasi ai po udhëtonte në Normandi ku kishte një shtëpi pushimi.

Presidenti francez Emmanuel Macron e ka konsideruar vd ekjen e Dassault si një humbje të madhe, teksa Dassault ishte përveç djali i biznesmenit Serge Dassault, edhe deputet republikan, pronar i grupit Rafale të avionëve ushtarakë dhe i gazetës Le Figaro.