Rusia dhe Kina sfidojnë Amerikën dhe bëjnë hapin e madh: “Do ndërtojmë një bazë në Hënë!”

Rusia dhe Kina sfidojnë Amerikën dhe bëjnë hapin e madh: “Do ndërtojmë një bazë në Hënë!”

Rusia dhe Kina sfidojnë hapur perëndimin në garën e re për në Hënë. Rusia dhe Kina deklaruan se do të ndërtojnë një bazë, një projekt në konkurrencë të drejtpërdrejtë me Artemis – planin amerikan të eksplorimit të satelitit ku marrin pjesë aleatët kryesorë mes të cilëve dhe Italia .

Është vetëm një marrëveshje paraprake, por në gjeopolitikën e hapësirës, dokumenti i përbashkët i nënshkruar javën e kaluar midis Rusisë dhe Kinës ka një peshë specifike. Të dy fuqitë kanë deklaruar se duan të ndërtojnë së bashku një stacion kërkimor në orbitë rreth Hënës apo edhe në sipërfaqen e saj.