Rusia jep deklaratën: “Amerika nuk e pranoi ofertën për takim Putin dhe Biden!”

Rusia jep deklaratën: “Amerika nuk e pranoi ofertën për takim Putin dhe Biden!”

Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë njoftoi se SHBA-ja nuk e ka pranuar ofertën e presidentit rus Vladimir Putin për takim online me presidentin amerikan, Joe Biden me të cilin po përjetonte tensione kohët e fundit.

Në një deklaratë nga ministria, thuhet se SHBA-ja nuk e mbështeti kërkesën e Putinit për t’u takuar me Bidenin më 19 mars ose 22 mars përmes video-konferencës publike për të diskutuar problemet bilaterale të akumuluara dhe çështjet e stabilitetit strategjik.